Një 43-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur ditën e djeshme në Itali.
Mësohet se shqiptari është paraqitur me plagë të shumta në spitalin San Giuliano në Giugliano, pasi ishte qëlluar me armë zjarri nga dy persona. Gjithashtu theksohet se atë kishin tentuar ta grabisin dy të rinj.
43-vjeçari u godit nga shtatë të shtëna me armë zjarri në këmbë, bark dhe duar.
Sulmi ndaj shqiptarit ka ndodhur nga dy të rinj që i janë afruar me skuter. Kanë qenë dëshmitarët ata që kanë lajmëruar menjëherë policinë dhe dërguan të plagosurin në spital.