Mos deklarimi i sasisë së eurove që kishin me vete i ka kushtuar shtrenjtë dy të rinjve nga Durrësi.

36-vjeçari L.L. dhe 19-vjeçari Sh.K. janë ndaluar një ditë më parë në aeroportin e Rinasit, pasi kishin me vete sasi të pa deklaruara eurosh.

Pas sekuestrimit të katëmonedhave, policia e Rinasit ia ka kaluar dosjen në ngarkim të dy të rinjve, Prokurorisë së Tiranës.

Dy të rinjtë nga Durrësi akuzohen për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.