Gjashtë drejtues mjetesh janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë.
Këta drejtues mjetesh, u vunë në pranga në flagrancë pasi kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e policisë,.
Ata janë konstatuar në shkelje nga shërbimet e policisë dhe me qëllim shmangien e ndëshkimeve ligjore, kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e policisë, duke iu ofruar atyre, shuma parash.





