Pesë drejtues mjetesh në Tiranë janë arrestuar brenda 48 orëve për shkelje të rregullave të qarkullimit.

Pasi u ndaluan nga punonjësit e policisë këta shoferë kanë tentuar t’i korruptojnë, për t’i lënë të lirë.

Të arrestuarit që i dhanë ryshfet policëve dhe përfunduan nën prangat e tyre konkretisht janë: A. K., 39 vjeç, G. H., 30 vjeç, B. C., 20 vjeç, E. C., 50 vjeç dhe E. D., 40 vjeç.