Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Tiranë, mbrëmjen e djeshme.

Dy 17-vjeçare në Tiranë kanë bërë denoncim në polici, se një grup djemsh i kishin sulmuar me thikë duke tentuar t’i grabisin.

Por pas hetimeve të policisë, ka rezultuar se kallëzimi i tyre ishte i rremë.

Për ta bërë të besueshme alibinë e tyre, vajzat ishin vetëdëmtuar në pjesë të ndryshme të trupit. Për pasojë, shtetësja A.M. ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

INFORMACIONI I POLICISË:

Shërbimet e Policisë të Komisariatit nr.1 proceduan në gjendje të lirë shtetaset:

– D.N., 17 vjeçe, banuese në Tiranë

– A.M., 17 vjeçe, banuese në Tiranë.

Pasi me datë 10.04. 2018, rreth orës 23:50, në rrugën “Tefta Tashko” për motive të dobëta, kanë bërë kallëzim të rremë, me pretendimin se kanë tentuar t’i vjedhin duke u vetëdëmtuar në pjesët e ndryshme të trupit, ku për pasojë shtetësja A.M, ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Materialet Proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për vepren penale të “Kallëzimit të Rremë” parashikuar nga neni 305 i Kodit Penal në ngarkim të shtetseve të mësiperme