Tentoi të ndërtonte në bregdetin e Velipojës “beach-bar”, pa lejen përkatëse , vihen në pranga pronari dhe dy punëtorët që po ndërtonin.
Nga shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë në vijim të kontrolleve për lirimin e hapësirave publike në bregdet, u arrestuan shtetasit:
Artan Kodra, 40 vjeç, banues në fshatin Hajmel, Vau i Dejës, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.
Aleksandër Simoni 49 vjeç, banues në fshatin Mnelë, Vau i Dejës, për veprën penale të “Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm”.
Xhovalin Sukaxhia 52 vjeç banues në fshatin Hajmel, Vau i Dejës, për veprën penale të “Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm”.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në vendin e quajtur “Vilun”, Pulaj, Plazh Velipojë, janë konstatuar duke punuar në një objekt ndërtimi me konstrukt druri, lokal, “beach-bar” në pronësi të shtetasit Artan Kodra pa lejet përkatëse të organeve kopetente.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme





