Efektivët e policisë së Këlcyrës kanë vënë në pranga 4 shtetas, të akuzuar për tentativën e vjedhjes së një banese dhe posedim arme.

Policia, në një njoftim të saj, bën me dije se u bë i mundur ndalimi i shtetasve:

  • Ervin Kano, 26 vjeç, banues në fshatin Limar, Këlcyrë.
  • Ilmi Çaça, 19 vjeç, banues në fshatin Limar, Këlcyrë.
  • Besjon Liçaj, 24 vjeç, banues në fshatin Limar, Këlcyrë.
  • Anest Meshini, 19 vjeç, banues në fshatin Limar, Këlcyrë.

Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi në orët e para të mëngjesit të datës 23.03.2017, shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njeri tjetrin tentuar  të vidhnin banesën e shtetases T.K., banuese në fshatin Limar, Këlcyrë.

Gjithashtu gjatë kontrollit, në stanin e shtetasit Ervin Kano u gjet një armë zjarri, model 63, si dhe një krehër me një fishek.

Materialet i kaluan Prokurorisë  Rrethit Gjyqësor Përmet për veprat penale "Vjedhje e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë" dhe "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit", parashikuar nga nenet 134-22-25 dhe 278 të Kodit Penal.