Policia e Tiranës, pas informacionit të marrë se tre shtetas kishin tentuar të vidhnin një pajisje për furnizimin me energji elektrike, në një lokal, kanë organizuar punën dhe si rezultat kanë vënë në pranga shtetasin:

– A. I., 27 vjeç, G. Z., 45 vjeç dhe M. M., 37 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ditën e djeshme, në Rrugën e Elbasanit, kanë shkatërruar gjeneratorin e një lokali, në tentativë për ta vjedhur atë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.