Dy shtetas janë arrestuar në flagrancë nga policia në qytetin e Fierit, teksa po tentonin të thyenin dyert e një biznesi për të vjedhur.
Vëllezërit Arteus Muhaj 28 vjeç dhe Besnik Muhaj 25 vjeç, të dy banues në qytetin e Fierit, u pikasën gjatë patrullimit nga efektivët e policisë teksa po hynin në një biznes me leva dhe kaçavidë. Ngjarja ndodhi në një biznes të lagjes “Apollonia” në qytetin e Fierit.
Policia gjithashtu sekuestroi në cilësinë e provës materiale levën dhe kaçavidën që po përdornin dy vëllezërit për kryerjen e vjedhjes.
Nga hetimet rezulton se Arteus dhe Besnik Muhaj janë me precedentë të mëparshëm në fushën e grabitjes.
Njoftimi i Policisë:
Fier
U kapën në flagrancë, në tentativë për të vjedhur në një biznes, arrestohen 2 vëllezër (me precedentë të theksuar në këtë fushë).
Sekuestrohen leva dhe kaçavida që do t’i shërbenin vjedhjes me thyerje.
Gjatë patrullimeve 24/7, në të gjithë territorin e qarkut, me qëllimin madhor garantimin e rendit dhe sigurisë publike, shërbimet e Patrullës së Përgjjthshme të Komisatiatit të Policisë Fier, mbrëmjen e djeshme, kanë konstatuar 2 shtetas që po tentonin të vidhnin me thyerje, në një biznes në lagjen “Apollonia”.
Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, janë kapur dhe vënë në pranga këta 2 shtetas, konkretisht: A. M., 28 vjeç dhe B. M., 25 vjeç, vëllezër, të dy banues në Fier, si dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, mjetet (levë dhe kaçavidë) që po përdornin ata, për të thyer derën e biznesit.
Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.





