Dy të rinj kanë tentuar të godasin me bojë kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë festimeve të Ditës së Verës.

Menjëherë pas ngjarjes policia ka identifikuar dhe shoqëruar dy personat, identiteti i të cilëve ende nuk bëhet me dije.

Mësohet se "atentati" me bojë është bërë kur kryebashkiaku Veliaj mbaroi fjalimin e tij. 

Nuk dihet ende nëse të rinjtë janë anëtar të forumeve rinore të partive politike.