Tre automjete janë përfshirë në një aksident rrugor duke u përplasur me njëri-tjetrin. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër, rreth orës 11:00, në afërsi të një karburanti në Luzat. Sipas pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona të cilët janë dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Gjirokastrës.

Në aksident janë përfshirë mjeti me targa KS 0119 FE, në të cilin udhëtonin dy shtetas (bashkëshortë) A.C 52 vjeç dhe A.C 45 vjeç, makina me targa AA 987 AN me drejtues shtetasin B.M ,58 vjeç, si dhe mjeti me targa TR 5674 K, me drejtues mjeti shtetasin A.M, 54 vjeç, i cili nuk pati probleme shëndetësore. Sipas policisë tre të dëmtuarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje për të sqaruar rrethanat dhe shkakun e aksidentit.