Hailie Jade është vajza e reperit me famë botërore, Eminem, së fundmi ajo ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me postimet e saj tepër pikante. E veshur me bikini të bardha dhe me linja tepër përfekte që i nxirrnin në pah hiret e saj femërore, 25-vjeçarja shkroi: “Gati për të gjitha ditët e verës”.
Këto imazhe janë bërë publike, pasi Eminem është shprehur se ndjehet shume krenar për të bijën, dhe është e vetmja rreze drite që i’a ndriçon jetën. Ai tha se tashmë ajo është rritur, ka një të dashur dhe është diplomuar në shkollë. Hailie erdhi në jetë nga marrëdhënia e reperit me ish-bashkëshorten Kim Scott.





