Këtë të martë moderatorja Amarda Toska festoi ditëlindjen, ndërkohë që për të ishte organizuar një festë surprizë.
Ka qenë vetë ajo që ka publikuar një video nga festa, ku duket se është argëtuar pa fund.
Në të, Ami shihet duke mbushur me shampanjë gotat e mysafirëve të saj, teksa gjysma e pijes derdhet jashtë.
“Mirënjohëse për çdo gjë. Faleminderit njerëz të mrekullueshëm. Festë surprizë”,- shkruan Ami bashkëngjitur videos.
Ndërkohë në urimin e tij, Ermali shkroi, “Anjshtaini ka thënë: ‘1 orë me një grua të bukur është baraz me 1 minutë. Jam i bekuar nga ty për këto 113 880 minuta që kemi kaluar së bashku. Gëzuar ditëlindjen Amarda Toska”.
Ami dhe Ermali janë prindër të dy fëmijëve të djalit 5-vjeçar Joel dhe të vajzës Sia, e cila nuk ka mbushur ende 1 vjeçe.





