19 janar 2015 –  Katër humbje në shtëpi në këtë sezon, dy prej të cilave vetëm në javët e para të 2015, një pikë në tri ndeshjet e fundit dhe 26 pikë në total gjatë fazës së parë. Këto janë numrat që konfirmojnë krizën e Milanit. Flitet se Silvio Berlusconi është tërbuar ndërkohë që shihte ndeshjen nga Arcore, bashkë me vazjën e tij Barbara. Inzaghi është më shumë se kurrë në provim, nuk duhet të gabojë në dy ndeshjet e radhës me Lazion, në kampionat dhe në Kupën e Italisë.

Për krizën e Milanit flasin më shumë rezultatet. 2 pikë të grumbulluara nga kuqezinjtë në katër javët e fundit, në transfertë me Romën dhe Torinën, ndërsa ndaj të ashtëquajturave të vogla Sassulolo dhe Atalanta, ka marrë zero pikë, madje brenda në "San Siro". Kërkohet patjetër kthesa, sepse rezultatet e deritanishmë nuk e çojnë gjëkundi Milanin.

Presidenti Berlusconi, që e ka mbështetur gjithmonë Inzaghin, është shumë i zemëruar. Cavalieri e ka shumë të vështirë ta shohë skuadrën e tij në këtë gjendje, të dorëzuar ndaj kundërsharëve. Me anullimin e ditës së pushimit, Galliani ka parashikuar një vizitë në Milanello për t'i bërë një dush të ftohtë skuadrës, pasi të gjithë duhet të marrin përgjegjësitë që u takojnë. Më 24 dhe 27 janar ndaj Lazios, nuk duhet ta zhgënjejë asnjë nga kuqezinjtë.