Edhe këtë herë Bleona Qereti ka vendosur ta mbyllë vitin 2017 ashtu si di ajo: Duke u zhveshur!
Bleona e veshur me bikini në mes të borës ka uruar edhe Vitin e Ri. Së bashku me një mikeshën e saj ajo po shijon një xhakuzi, në mes të dëborës në Zvicër.
“Sot është Viti i Ri. Siç e shikoni ne po vuajmë këtu. Kemi vendime të rëndësishme për të marrë sot: çfarë do veshim, kush do të na i bëjë make up-in. Po bie borë, dhe ne duam të bëjmë kët ëvideo për ju, se sa vendime të rëndësishme kemi për të marrë. Mirupafshim dhe qëndroni gati për pjesën tjetër.”-shkruan Bleona.
Ndërsa në një video tjetër, ajo shfaqet me bikini të kuqe, teksa argëtohet me miken e saj mes të të ftohtit të borës në Sankt Moritz.





