Një dhi e tërbuar është bërë shumë e famshme në një qytet brazilian pasi sulmon të gjithë njerëzit që guxojnë të kalojnë rrugën.
Ajo është filmuar teksa rrëzon dy njerëz nga motoçikleta e tyre dhe rrëzon për tokë edhe një grua tjetër që sapo kishte bërë “shoping”, në qytetin Londrina, afër Sao Paulos.
Ajo në fillim qesh kur dhia fillon ta ndjekë atë, por situata shumë shpejt ndryshon kur ajo e godet me kokë.
Një njeri tjetër, që ia mori mendja se do ta rrihte dhinë, gjithashtu u “shpartallua” nga ajo.
Gjatë konfrontimit, burri e godet dhinë, por ajo shumë shpejt ia kthen duke e rrëzuar edhe atë përtokë.
Videoja e postuar në “YouTube” shumë shpejt u bë sensacion pasi ka bërë më shumë se dy milionë shikime brenda tre ditëve.





