Ndërkohë që një pjesë e madhe e kontinentit të Europës është prekur nga temperaturat ekstremisht të larta, moti në Zagreb të Kroacisë ka marrë një kthesë të fortë.

Ditën e sotme vendi është përfshirë nga stuhi të forta ere dhe rrebesh shiu duke shkaktuar përmbytje dhe dëme të shumta.

Në pamjet e shpërndara në rrjetet sociale, dallohen pemë të thyera, rrugë të përmbytura si dhe dëme të shumta që i janë shkaktuar banesave.

Eskpertët e meteorologjisë kanë parashikuar se fenomeni “El Nino” do të prekë edhe Europën, duke sjellë stuhi, përmbytje dhe luhatje të shpeshta të temperaturave.