Shirat e rrëmbyer që ranë gjatë ditës së sotme, kanë bërë që përrenjtë në dia fshatra në korçë të dalin nga shtrati dhe të vërshojnë në rrugë, duke përmbytur gjithçka.
Në fshatin Zemblak përroi ka marrë gjithçka përpara duke hyrë në banesa dhe në kasollat e bagëtive.
E njëjta situatë ndërkohë raportohet edhe në Shamoll ku edhe aty situata është mjaft ë rëndë. ndërkohë që forcat e emergjncës civile ndodhen në terren duke monitoruar situatën.