Një djalë i ri është arrestuar nga policia e Lushnjes pasi ka kundërshtuar dhe goditur punonjësin e policisë teksa ofendoi personelin mjekësor të spitalit Lushnje.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasin Etmond Belba, 24 vjeç, banues në fshatin Çermë Proshk, Divjakë.
“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në Spitalin Lushnje ka fyer dhe ofenduar personelin mjeksor, ka thyer një vazo të madhe lulesh, dhe gjatë shoqërimit nga patrulla e përgjithshme ka kundërshtuar dhe goditur punonjësin e policisë si edhe ka shkaktuar dëmtime në mjetin e policisë”, thuhet nga policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Shkatërrim i pronës”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Fyerje”, parashikuar nga Nenet 236/2, 150, 274, dhe 119 të Kodit Penal





