Nëse thua Max Verstappen, ju mendoni për dikë që mund të bëjë gjithçka në jetë.
Piloti holandez mund të sigurojë gjithçka që dëshiron, nisur nga të ardhurat e tij që shkojnë 120 milionë euro në vit.
Por ka diçka që ai e dëshiron jashtëzakonisht shumë dhe nuk mund ta bëjë. Duket e çuditshme, por është e vërtët dhe ligji është i barabartë për të gjithë.
Dëshira e tij lidhet me botën e motorëve, dhe ai mori refuzimin e çmendur për të drejtuar një Mercedes GT, që arrin shpejtësinë maksimale 300 km/orë.
Kampioni i Botës në Formula 1 e kuptoi këtë një javë më parë në Algarve të Portugalisë, ku kishte mbërritur me tre avion privatë së bashku me familjen dhe miqtë për të festuar.
26-vjeçari donte të ngiste Mercedes GT, por stafi i kompanisë së makinave me qira Sixt i shpjegoi se për atë makinë sigurimi kërkon që të jeni të paktën 30 vjeç.
Verstappen, i cili fitoi garën e tij të parë në Formula 1 në moshën 18-vjeçare, u trondit nga komunikimi raporton tabloidi anglez The Sun.
Në këto kushte ai mori një BMË Seria 5, me një shpejtësi maksimale prej 250 km/h.
Më pas një zëdhënës i kompanisë Sixt kërkoi falje publike: “Sigurisht, nuk ka dyshim për aftësitë e drejtimit të Verstappen dhe përvojën e tij me makina të fuqishme, por punonjësi ynë respektoi rregullat në lidhje me kontratat e sigurimit. Verstappen iu dha një tjetër makinë premium”.