Mbrëmjen e djeshme iu dha lamtumira e fundit Bud Spencer, aktorit më të njohur. Një humbje të madhe ka ndjerë edhe partneri i tij historik në film, Terence Hill.
“Kam humbur mikun tim më të shtrenjtë. Jam i shokuar” – ka shkruar Hill.
Përpos faktit që ishin aktorë në skenë, ato kishin edhe një lidhje tjetër me njëri-tjetrin, pasi ishin miq të mirë.
Bud Spencer kishte thënë: “Duhet të isha në film me një aktor tjetër, por ai u lëndua një natë para xhirimeve dhe zgjodhën Terence. Fati. Jemi çifti i vetëm që nuk jemi grindur kurrë. Dhe vetëm sepse nuk kishte zili mes nesh u bëmë miq. Ndryshe nga unë, ai kishte studiuar aktrim. Unë nuk kam bërë as shkollë dhe as akademi. Në fund të fund të fundit edhe një majmun arrin të recitojë”.





