Pas dorëheqjes së Eduart Halimit nga mandati i deputetit, ka ardhur reagimi i parë nga mazhoranca.
Deputeti Ulsi Manja me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se është befasuar nga lajmi që ka marrë.
Sipas tij Halimi ishte një kundërshtar i vështirë pasi ishte një jurist i aftë.
“Pertej “hallit” te argumentimit juridik te pozicioneve shpesh te pambrojtshme politike te lidershipit te partise se tij, zoti Halimi mbetej gjithnje nje koleg i çmuar”,- shkruan ndër të tjera Manja.
Postim i plotë
Të dashur miq!
Sapo mësova nga mediat se Eduard Halimi ka hequr dorë nga mandati i deputetit të Kuvendit të Shqipërisë.
U befasova! Ishte nje kundershtar i veshtire, sepse eshte nje jurist i afte. Pertej “hallit” te argumentimit juridik te pozicioneve shpesh te pambrojtshme politike te lidershipit te partise se tij, zoti Halimi mbetej gjithnje nje koleg i çmuar. Me ikjen e tij peshorja e komisionit djathtas lehtesohet ndjeshem per fat te keq. Megjithate jeta vazhdon dhe si kryetar i Komisionit te Ligjeve po edhe si ish-koleg deputet dhe koleg ne profesion, i uroj Eduard Halimit shendet e mbaresi ne jeten e re jashte politikes.





