Presidenti i Teutës, Edmond Hasanbelliu u tërhoq nga Teuta. Deklaratë e papritur nga klubi durrsak, për presidentin që qëndroi prej 26 vitesh në krye.

Për largimin e Hasanbelliut ka reaguar edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

“Faleminderit, z. Edmond Hasanbelliu! 26 vite kontribut tek Teuta, 26 vite kontribut në futbollin shqiptar, trofe të fituar, emocione pafund të dhuruara për sportdashësit durrsakë. Kontributi i Hasanbelliut për rritjen e Teutës dhe futbollin shqiptar do të jenë gjithmonë një shembull frymëzimi për ata që investojnë në sport. Suksese në rrugëtimin e radhës!”