Deputeti Ervin Salianji ka folur sot për mediat pas përfundimit të seancës plenare e cila ka zgjatur më pak se 11 minuta.
I pyetur nëse mosndezja e flakadanëve nuk u bë me qëllim për të shmangur dënimin që vjen nga Rregullorja e re e Kuvendit, ai u shpreh se aksioni vijon njësoj.
“Ka diversifikim. Qëllimi i opozitës, të mos ketë jetë normale parlamentare për t’i treguar qytetarëve që interesat e tyre nuk po zbatohen. Qëllimi realizohet me forma të ndryshme. Nuk ka asnjë trembje, aksioni vijon po njësoj deri në realizimin e kërkesave tona. Aksioni do marrë format e veta nga java në javë.
Nuk ka tërheqje dhe nuk ka Parlament normal deri në plotësimin e kërkesave tona”, tha ai.