Lajme të mira vijnë për Shqipërinë nga Parisi. Krijohen të gjitha mundësitë që sportistët kuqezi, të marrin edhe një medalje tjetër në Lojërat Olimpike.  

Mundësi amerikan Retherford tërhiqet nga gara (që do të zhvillohej në orën 11:00) dhe për pasojë mundësi ynë Islam Dudaev, kualifikohet automatikisht për në finalen e medaljes së bronztë, në peshën deri 65 kg.

Në finale, mundësi kuqezi Dudaev do të përballet me mundësin hungarez Muszukajev. Ndeshja pritet që të nisë në orën 12:10.