I ftohti dhe temperaturat e ulëta pritet të jenë prezentë dhe gjatë fundjavës. Sinoptikanët italianë parashikojnë një tërheqje të anticiklonit Zeus këtë të premte, i cili do të nxisë erëra më të ftohta nga Ballkani. Edhe pse kushtet atmosferike do të jenë të qëndrueshme, në disa zona të Italisë pritet që të ketë vranësira të herëpashershme, raporton “Sky tg24”.
Ndërkohë në shumë zona të ndryshme gjatë orëve të para të mëngjesit do të ketë edhe mjegull. Sa iu takon temperaturave ato nuk do të kenë ndryshime të mëdha. Por pavarësisht kësaj, i ftohti do të vijojë të jetë prezent në të gjithë gadishullin Apenin, por dhe rajonin e Ballkanit.
Ndërsa herë pas here mund të ketë dhe vranësira të ndryshme. Dominim të aniciklonit do të ketë edhe gjatë fundjavës por dhe javën e ardhshme, ku moti do të jetë i mirë.