Pas Sazan Gurit, një tjetër kandidat është tërhequr nga lista e demokratëve. Ai është kandidati Ramiz Çobaj, Kreu i Partisë Demokratike në Shkodër, i cili renditej i teti në listën e Shkodrës.

Ai thotë se ndihet i fyer nga renditja në listën e kandidatëve e madje shton se nuk i është marrë asnjë mendim për kandidimin, pavarësisht që e e priste atë.

Kujtojmë se lista e kandidatëve për deputet të PD-së në Shkodër dhe në qarqe të tjera ka krijuar pakënaqësi.