Lëkundet toka në veri të Italisë. Një tërmet me manjitudë 4.4 ballë është regjistruar në orën 13.37, në afërsi të Fornovo-s, provincë e Parmës.
Epiqendra e tërmetit ka qenë në thellësinë 32 km. Mediat italiane raportojnë se nuk ka sinjalizime për dëme materiale. Lëkundja është ndier në Milano, Liguria e deri në Xhenovë.
Para kësaj lëkundjeje, një tjetër është regjistruar në po të njëjtën zonë, rreth orës 13.10, por me manjitudë më të vogël 3.3 ballë.
Ndërkohë disa lëkundje më të vogla se 2.5 ballë janë regjistruar gjatë ditës së shtunë.