Greqi, 25 prill 2014 – Një lëkundje sizmike me intensitet 4.6 ballë e shkallës Rihter është regjistruar në jug të qytetit të Kalamatës, në Peloponez. Lajmin e bën të ditur Instituti Gjeodinamik i Universitetit të Athinës.

Epiqendra e tërmetit është regjistruar 184 km në jug të qytetit të Kalamatës dhe 343 Km në jugperëndim të Athinës. Lëkundja sismike është ndjerë rreth orës 05.56 (sipas orës lokale) të mëngjesit të sotëm.

Deri tani nuk janë raportuar lëndime në njerëz ose dëme materiale.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/