Një lëkundje e fuqishme tërmeti është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së hënës në Itali, duke bërë që njerëzit të dalin në panik në rrugë.

Tërmeti me magnitudë 5.1 Rihter kishte epiqendër zonën e Marradit në Fiorentino, teksa është ndjerë në Firence dhe në të gjithë Toskanën, ku është pasuar dhe nga disa paslëkundje më të lehta.

Fatmirësisht nga tërmeti nuk raportohen të lënduar apo dëme, teksa autoritetet kanë dalë në rrugë për të asistuar njerëzit.

Tërmeti u ndje në të gjithë Toskanën dhe rajonet fqinje, duke përfshirë Emilia-Romagna dhe Marche.

Me të njëjtën epiqendër, sizmografët  regjistruan një tjetër goditje me magnitudë 3.3 në orën 04.38 dhe më pas 8 goditje të tjera me magnitudë midis 2 dhe 3, përsëri në Apeninet, në Marradi ose Tredozio afër (Forlì Cesena).

Pas tërmetit të fortë, kryebashkiaku i Marradit (Firence), Tommaso Triberti, vendosi mbylljen e shkollave si masë paraprake.