Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6,5 tronditi kryeqytetin indonezian Jakarta dhe qytete të tjera në ishullin më të populluar të vendit, Java.
Mediet raportojnë, se paraprakisht dyshohet për viktima, ndërsa shumë godina dhe pallate janë dëmtuar rëndë nga lëkundjet e tokës.
Autoritetet kanë publikuar një paralajmërim për cunami përgjatë vijës bregdetare të ishullit Java pas goditjes së tërmetit.
Njerëzit, të alarmuar, kanë dalë jashtë ndërtesave dhe mediat lokale raportuan për trafik të rënduar në rrugë.