Greqi, 24 maj 2014 – Lëkundje të forta tërmeti me magnitudë të paktën 6, 5 ballë e shkallës rihter janë ndjerë në Greqi dhe disa zona të Turqisë.

Epiqendra e tërmetit, i regjistruar rreth ores 11:27 me oren lokale greke, ka qenë në brigjet greke, në detin Egje, ndërkohë që është ndjerë edhe në Athinë dhe Stamboll.

Tërmeti i cili ka zgjatur 20-30 sekonda e ka pasur epiqendrën në det, në një thellësi prej 5 km.

Raportohet për dëme materiale por fatmirësisht jo pasoja në njerëz.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/