Një tërmet i fuqishëm tronditi kryeqytetin e Meksikës të martën, duke bërë që ndërtesat të lëkunden e duke krijuar panik te banorët. 

Nuk është ende e qartë sa të mëdha janë dëmet materiale apo lëndimet në njerëz, por këta të fundit kanë dalë me nxitim nga ndërtesat të terrorizuar. Agjencia Sizmologjike e Meksikës tha paraprakisht se tërmeti ishte më magnitudë 7.1 dhe se qendra e tij ishte në lindje të qytetit Puebla.

Sipas Associated Press, fotografitë ranë nga muret dhe objektet u lëkundën mbi sipërfaqet e sheshta. Disa njerëz u strukën nën tavolina.

Më herët gjatë këtij muaji, Meksika u trondit nga një tjetër tërmet me magnitudë 8.1 ku mbetën të vrarë të paktën 90 persona.

Lëkundjet vijnë në përvjetorin e tërmetit të vitit 1985, që shkaktoi dëme të mëdha në kryeqytetin meksikan.

Më parë gjatë ditës së martë në të gjithë qytetin u mbajtën stërvitje përgatitore në shenjë të përvjetorit të tërmetit në vitin 1985.