Një alarm për rrezik cunami është përhapur në Xhamajka, Kuba dhe ishujt Kajman, pas një tërmeti 7.3 ballë me epiqendër në Karaibe.
Qendra e paralajmërimit të cunameve në Paqësor ka lëshuar alarmin për rrezikun e krijimit të një tsunami në zonat në afërsi të epiqendrës.
Tërmeti i fuqishëm goditi zonën në orën 02.10, sipas orës lokale, bën të ditur Shërbimi Gjeologjik amerikan, të cilit i referohet Daily Mail.





