JAPONI, 24 maj 2013- Një tërmet me magnitudë 8.2 ballë ka goditur veriun e Japonisë rreth orës 14:47 (ora 7:47 në Shqipëri).
Tërmeti është lokalizuar në 590 km thellësi në detin pranë ishullit rus Sakhalin, në afërsi të ishullit të Hokaidos.
Sipas Agjencisë Gjeologjike Japoneze, intensiteti i tërmetit ka qenë i shkallës 3 nga 7 të tilla që ka sistemi japonez i matjes.
Për këtë arsye, lëkundja nuk është konsideruar si rrezik potencial për cunami dhe për pasojë nuk është lëshuar asnjë alarm.
Mediat lokale raportojnë se nuk ka dëme materiale.





