Një tërmet i fuqishëm 8 ballë ka goditur bregun jugor të Meksikës. Epiqendra ishte rreth 100 km (62 milje) në jug-perëndim të qytetit të Pijijiapan dhe në një thellësi prej 35 km, tha qendra gjeologjike në SHBA.
Frika e tërmetit pasohet nga një tjetër panik. Një paralajmërim për cunami është lëshuar për Meksikën, Guatemalën, Salvadorin, Kosta Rikën, Nikaragua, Panamanë dhe Honduras.
Tërmeti u ndje në Mexico City, ku ndërtesat lëvizën vendit dhe njerëzit vrapuan nëpër rrugë.
Energjia u ndërpre në pjesën më të madhe të vendit. Aktualisht Meksika po kërcënohet gjithashtu në bregun e saj lindor nga Uragani Katia.