Disa lëkundje tërmeti janë regjistruar gjatë natës në vendin tonë, ku më i forti është ai me magnitudë 3.7 të shkallës rihter.
Sipas IGJEUM, ky tërmet është regjistruar rreth orës 23:52 me epiqendër në Thumanë me thellësi 6 km. Këto lëkundje janë ndjerë në Tiranë, Durrës dhe zonat përreth.
Ndërkohë, kjo lëkundje e fortë është pasuar edhe nga të tjera tërmete, por me magnitudë më të vogël. Konkretisht, ka pasur edhe 6 lëkundje të tjera, me maginduta që variojnë nga 1.6 deri në 2.6 ballë të shkallës Rihter, kryesisht me epiqendër në Thumanë ose Lalëz.





