Një tërmet i fortë me magnitudë 5.5 ballë goditi qytetin Denizli në perëndim të Turqisë mëngjesin e sotëm. Sipas autoriteteve vendase, tërmeti ra në një thellësi prej 11.3 kilometra nën tokë.

Lëkundjet sizmike u pasuan nga dy goditje të tjera, të cilat u regjistruan me magnitudë 4.8 dhe 4.5. Tërmeti u ndje edhe në qytetet fqinje, Izmir dhe Antalia. Nga lëkundjet nuk ka raportime për persona të lënduar.