Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë është regjistruar në provincën e Catanias në Itali. Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë tërmeti ndodhi në orën 14:06 të ditës së premte.
Lëkundjet sizmike u ndjenë në Catania dhe provincën e saj, por edhe në zonën e Sirakuzës. Epiqendra e tërmeti ishte në det, rreth 6 kilometra nga bregu i Jonit dhe në një thellësi prej rreth 20 km.