Një tërmet i fortë me magnitudë 5.2 ka goditur pjesën jugore të Iranit.
Lëkundjet sizmike ranë në një thellësi prej 10 kilometra. Sipas televizionit shtetëror iranian, asnjë viktimë nuk është raportuar.
Nga tërmeti u godit krahina Kerman, e cila për herë të fundit përballoi lëkundjet sizmike 6 ballë më 1 Dhjetor.