Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.1 ballë ka rënë në Japoninë Perëndimore.

Sipas medieve ndërkombëtare, epiqendra e tërmetit ka qenë në qytetin Ohdës, rreth 800 kilometra në perëndim të Tokios.

Pesë persona raportohen të jenë plagosur lehtë dhe qindra familje kanë mbetur pa ujë të pijshëm dhe energji elektrike.

Tërmeti gjithashtu tronditi dhe qytetin e Izumos. Për momentin, nuk ka rrezik të tsunamit.