Një tërmet i fuqishëm ka goditur mëngjesin e sotëm Osakan në Japoni, ku ka lënë të paktën tre të vdekur, duke përfshirë një fëmijë, dhe më shumë se 200 persona janë plagosur.
“BBC” raporton se tërmeti ka qenë me magnitudë 6.1 ballë dhe goditi qytetin gjatë orëve të para, duke shkaktur frikë dhe panik te banorët.
Aeroportet në zonë u mbyllën për disa orë, linjat e trenave u ndërprenë dhe fabrikat duhej të ndalonin prodhimin. Tërmeti nuk shkaktoi ndonjë paralajmërim për tsunami dhe objektet bërthamore në zonë po funksionojnë normalisht.
Në pamjet e publikuara nga mediet ndërkombëtare duket qartë forca goditëse e tërmetit teksa lëkund ndërtesat. Japonia është vendi më i prekur prej tërmeteve.