Një tërmet masiv me magnitudë 6.2 ballë goditi të enjten ishullin jugor të Mindanaos në Filipine.
Sipas Daily Mail, tërmeti goditi në një thellësi prej 61 km në orën 11:30 sipas orës lokale. Banorët e tronditur ndjenë lëkundjet në qytetin Davao.
Nuk ka ende raportime për viktima ose dëme të shkaktuara nga tërmeti.
Lëkundjet vijnë pas disa tërmetesh që kanë goditur Zelandën e Re, duke shkaktuar frikën e një cunami shkatërrimtar.