Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.6 ballë ka rënë në verilindje të qytetit indonezian të Rabit në ishullin Sumbawa.
Ky tërmet vjen vetëm disa javë pas lëkundjet në Lombak ku gjetën vdekjen 460 njerëz.
Sipas autoriteteve nuk ka pasur një paralajmërim për tsunam.
Tërmeti ra 153 km në verilindje të Raba në një thellësi prej 564.7 km, raporton shërbimi sizmologjik i SHBA.
Në Dhjetor të vitit 2004, një tërmet masiv me magnitudë 9.1 ra në në Sumatra, në Indonezinë perëndimore ku gjetën vdekjen 230,000 njerëz në disa qytete të vendit.