Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.1 ballë ka goditur Perunë Lindore, afër kufirit me Bolivinë dhe Brazilin, ditën e premte.

Fatmirësisht nga tërmeti i rëndë nuk ka njerëz të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Epiqendra ishte 83 milje në perëndim të fshatit Peruvian të Inaparit dhe 140 milje në perëndim të qytetit bolivian Cobjan, raporton shërbimi sizmiologjik.

Në vitin 2001, të paktën 74 vetë u vranë pas një tërmeti me magnitudë 8.1, që lëkundi Perunë Jugore dhe shkaktoi një tsunami.