Një tërmet me magnitudë 7.3 ballë ka goditur Irakun rreth 200 km në verilindje të kryeqytetit Bagdad, raporton Instituti Gjeologjik i SHBA.

Fillimisht u tha se tërmeti ishte me magnitudë 7.2, para se të ndryshohej në 7.3. Qendra është 103 km në juglindje të qytetit të As-Sulaymaniyah, matjet fillestare treguan tërmetin në një thellësi prej 33 kilometrash.

Raportimet në rrjetet sociale dhe media thonë se tërmeti është ndjerë fuqimisht në Bagdat, por gjithashtu në të gjithë vendet e Lindjes së Mesme, përfshirë Turqinë dhe Iranin.