Një tërmet i fuqishëm prej 7.5 ballë goditi pjesën qendrore në Papua Guinea e re, duke lënë të vdekur më shumë se 30 persona.
Në mesin e viktimave raportohet se ka edhe fëmijë, ndërsa forcat e kërkim-shpëtimit janë duke kërkuar nën rrënoja të shembura për të gjetur persona të mbijetuar.
Rreth 300 persona të tjerë raportohet të kenë mbetur të plagosur nga shembja e ndërtesave, sipas mediave botërore. Qeveria ka ngritur një ekip të posaçëm ushtarak që do vlerësojë shkallën e dëmeve në zonat e goditura nga lëkundjet sizmike.
Observatori Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës njoftoi se epiqendra e tërmetit ishte 90 kilometra në jug të Porgkera, në krahinën Enga, në një thellësi prej 35 kilometra. Nuk ka alarm për cunami.