Një tërmet me magnitudë 7.6 ballë ka goditur nën det afër brigjeve të territorit francez të Kaledonisë së Re në jug të Oqeanit Paqësor, duke lëshuar edhe alarmin për cunami në një rreze prej 1 000 kilometrash.

Sipas Institutit amerikan të Sizmologjisë, tërmeti goditi 168 km nga qyteti i vogël i Tadines në Kaledoninë e Re, ndërsa alarmi i cunamit është në fuqi edhe për ishujt Vanuatu.

Edhe pse nuk pati raportime të menjëhershme për dëme nga tërmeti i parë i fuqishëm, ai shkaktoi panik, madje edhe alarmin për cunam, duke detyruar autoritetet të nisnin urgjentisht evakuimet.

Dallgë të shkaktuara nga cunami që arrijnë deri në 0.3 metra mund të shihen edhe në brigjet amerikane të Guamit dhe Hauait, sikundër edhe në Australi e Japoni.