Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6,3 të shkallës Rihter ka goditur Kroacinë.

Qendra Evropiane e Tërmeteve raporton se lëkundja ka një thellësi 10 kilometra dhe një distancë 46 kilometra nga Zagrebi e 9 kilometra nga Sisak.

Mësohet se tërmeti ka shkaktuar dëme të shumta materiale, ndërsa raportohet edhe për viktima.

Deri tani flitet se mes viktimave është një fëmijë, ndërsa dëgjohen britmat dhe thirrjet për ndihmë të njerëzve nën rrënoja.

Ndërkohë sipas të dhënave paraprake bëhet me dije se tërmeti ka qenë shumë i fortë dhe është ndjerë në Serbi dhe në Bosnje-Hercegovinë.