Të paktën 116 njerëz u vranë dhe qindra të tjerë u plagosën pas një tërmeti që goditi Kinën veriperëndimore, kanë njoftuar mediat shtetërore ditën e sotme ndërsa ekipet e shpëtimit u përpoqën të shpëtonin të mbijetuarit në temperatura nën zero.

Tërmeti tronditi qarkun Jishishan në provincën Gansu të hënën vonë në mbrëmje, duke dëmtuar shtëpi dhe rrugë. Ekipet e shpëtimit u përpoqën për të kërkuar të mbijetuarit e bllokuar nën rrënoja, ndërsa banorët nxituan jashtë, duke u grumbulluar gjatë natës në të ftohtin e ashpër të dimrit.

Deri më tani tërmeti ka vrarë 105 njerëz dhe ka dëmtuar më shumë se 4,700 shtëpi në Gansu, thanë autoritetet provinciale në një konferencë shtypi.

Një total prej 397 personash në Gansu janë plagosur deri më tani, duke përfshirë 16 në gjendje kritike dhe 76 në gjendje të rëndë.Njëmbëdhjetë njerëz kanë vdekur në provincën fqinje të Qinghai.

Tërmeti goditi pak para mesnatës, ndërkohë që shumë njerëz ishin në gjumë në shtëpitë e tyre. Tërmeti ishte me 5.9-magnitudë në një thellësi të cekët pak më shumë se 6 milje, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara..

Lëkundjet zgjatën gati 20 sekonda dhe u ndjenë në kryeqytetin e provincës Lanzhou 102 kilometra (63 milje) larg, raportoi CCTV.

Disa shtëpi fshatrash në Gansu dhe Qinghai janë shembur, ku zjarrfikësit përpiqen të nxirrnin të mbijetuarit nga rrënojat në errësirë. Më shumë se 1600 zjarrfikës ndodhen në terren.

Tërmeti ka ndërprerë gjithashtu furnizimin me ujë dhe energji elektrike, si dhe sinjalet celulare në disa zona, duke komplikuar përpjekjet e shpëtimit.

Temperaturat nën zero përbëjnë “sfidën më të madhe” për përpjekjet e shpëtimit, tha Wang Duo, një ekspert i përfshirë në shpëtim, për gazetën shtetërore China Newsweek. “72 orët e para zakonisht konsiderohen si “periudha e artë” për shpëtim, por kjo dritare e çmuar kohore shkurtohet në këtë rast për shkak të të ftohtit të ashpër, tha Wang.

Kinez Xi Jinping u bëri thirrje autoriteteve të “bëjnë përpjekje të gjithanshme” për të kërkuar të mbijetuarit dhe për të trajtuar të plagosurit, duke vënë në dukje se katastrofa ndodhi në një zonë me lartësi të madhe me mot të ftohtë, sipas Xinhua.